Fëmijët e trembur nga lufta! Ndihmohen me orë mësimi në shkolla nga punonjësit socialë

03/03/2022 19:54

Lufta në Ukrainë është bërë pjesë edhe e bisedave mes nxënësve shqiptarë.

Frikën se mos Shqipëria do të përfshihet në luftë, nxënësit e shfaqin përpara punonjësve psiko-socialë në shkolla.

Pas programit mësimor, në shkollën 9-vjecare ‘Misto Mame’,  psikologia Arjola Manreka zhvilloi këtë të mërkurë orë këshilluese me fëmijët.

“Qëndrimi në rrjete sociale ka ndikuar që fëmijët të jenë shumë pranë me luftën. Vihet re se ata kanë kuriozitet për të mësuar më shumë. Pyesin edhe mësuesit e historisë kryesisht: po ku është U&kraina? Pse nuk është në NATO. Kanë interes”, thotë psikologia Arjola Manreka.

E rëndësishme sipas psikologëve në shkolla është që fëmijëve t’iu shpjegojmë situatën e krijuar pa treguar panik, pa mbajtur anë dhe pa  detaje.

“Jo vetëm në shkolla por edhe në familje duhet të dialogojmë pa shfaqur frikë dhe pa informacione me tepri”, shpjegon Manreka.

Megjithatë duket se bombardimi me pamjet e luftës në rrjete sociale, ka nxitur në disa raste edhe dhunën. Si ky djalë adoleshent që mban në duar një pistoletë lodër e gjuan shokun e tij.

 

Top Channel