Bomba vdekjeprurëse, predha e raketa/ Sulmet në Kharkiv në Ukrainë, 34 të vrarë vetëm këtë mëngjes

03/03/2022 11:43

Autoritetet e rajonit verilindor të Kharkiv njoftuan se mëngjesin e së enjtes janë vrarë 34 civilë dhe janë plagosur 285 të tjerë nga sulmi i forcave ruse.

Autoritetet e rajonit verilindor të Kharkiv njoftuan se mëngjesin e së enjtes janë vrarë 34 civilë dhe plagosën 285 të tjerë nga sulmi i forcave ruse.

Kjo është bërë me dije nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës (SES) me anë të një deklaratë, ku thuhet se Rusia goditi lagjet e banuara me bombat e tij vdekjeprurëse, predha, granata me raketa.

Më tej, SES renditi edhe një sërë sulmesh që ndodhën në rajon të cilët sollën edhe pasoja materiale në biznese e në ndërtesa banimi dhe administrative të shkatërruara.

“Në mesnatë pati një sulm masiv ajror në qytetin paqësor të Izyum, i cili zgjati dy orë dhe dëmtoi një ndërtesë banimi 5-katëshe.

Përveç kësaj, një sulm masiv ajror preku zonën e banimit Saltivka. Në ndërtesat e larta të banimit, strukturat u dëmtuan,” thuhet në deklaratë.

Top Channel