Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese
Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina pritet të mblidhen brenda dy orësh për të zhvilluar raundin e dytë të bisedimeve në Bjellorusi, për arritjen e një armëpushimi.
Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina pritet të mblidhen brenda dy orësh për të zhvilluar raundin e dytë të bisedimeve në Bjellorusi, për arritjen e një armëpushimi.
Këshilltar presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak konfirmoi me anë të një postimi në Twitter se përfaqësuesit e tyre ishin rrugës.
“Në rrugë për bisedime me Federatën Ruse. Tashmë në helikopterë. Do të fillojmë brenda dy orësh”, shkroi Podolya..
Më herët edhe ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka thënë në një video-konferencë se bisedimet do të zhvillohen sot. Ai pretendoi se vonesa për mbërritjen e tyre në Bjellorusi është e qëllimshme nga ana e tyre dhe se Ukraina është një shtet kukull i Shteteve të Bashkuara.
Edhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një delegacion rus ishte duke pritur për homologët e tyre ukrainas në Bjellorusi.
“Por, siç e dini, bisedimet nuk kanë filluar. Negociatorët ukrainas nuk po nxitojnë. Le të shpresojmë që ata të arrijnë sot,” shtoi Peskov.
Qëllimi minimal i Kievit është të krijojë korridore humanitare – rrugë për civilët për t’i shpëtuar zonave të goditura nga konflikti. Faktor ky që vjen prej faktit se numri i njerëzve që largohen nga Ukraina arrin në një milion, ndërsa Moska vazhdon të rrethojë më shumë qytete.
Ndërsa ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov ka deklaruar se pozicioni negociator i Rusisë është që:
Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës do të takoheshin të mërkurën për një raund të dytë bisedimesh, pas atij të parit të mbajtur ditën e hënë, fatkeqësisht pa ndonjë rezultat.
Top Channel