
Presidenti Ilham: Azerbaixhani do të jetë i sigurt edhe nëse nuk do të ketë traktat paqeje me Armeninë (fotot)
29/05 19:05
Delegacioni ukrainas ka mbërritur në vendin e takimit për bisedime me palën ruse në Bjellorusi.
Lajmi është bërë me dije nga agjencia e lajmeve TASS.
Ministria e Jashtme e Bjellorusisë, postoi një foto të një dhome konferencash, duke deklaruar se ajo ishte krijuar për të pritur raundin e dytë të bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.
Siç u lajmërua ditën e djeshme, raundi i dytë i bisedimeve të paqes u shty për të enjten, megjithëse edhe ditën e sotme ka pak shenja për një përparim të mundshëm.
Nga takimi i parë, zhvilluar ditën e hënë, pas pesë orë bisedimesh, përfundoi me planin për të vazhduar dialogun mes palëve.
Top Channel