Biden s’ka ndërmend të flasë me Putin/ Shtëpia e Bardhë: Sanksione të reja për Rusinë

03/03/2022 22:02

Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë, tha Shtëpia e Bardhë të enjten, duke i cilësuar ata si “miqtë e Putinit” në përpjekjen e fundit për të bërë presion ndaj Kremlinit që të ndalojë pushtimin e tij në Ukrainë.

Sanksionet do të përputhen me masat e mëparshme të BE-së kundër figurave më të pasura të Rusisë dhe do t’i zgjerojnë ato për të përfshirë një ndalim të udhëtimit në Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të parandalojnë oligarkët që të transferojnë pasuritë e tyre tek anëtarët e familjes.

Sekretarja e shtypit për Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki tha: Ne shikojmë një nga faktorët kryesorë, që është sigurisht afërsia e këtyre figurave me Presidentin Putin. Ne duam që ai të ndjejë shtrëngimin. Ne duam që njerëzit përreth tij të ndiejnë shtrëngimin. Objektivi ynë dhe objektivi i presidentit Biden ka qenë të maksimizojmë ndikimin tek presidenti Putin dhe Rusia duke minimizuar ndikimin tek ne dhe aleatët dhe partnerët tanë.

Psaki tha gjithashtu se se deri më tani SHBA se nuk ka plane për një takim apo telefonatë mes presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Top Channel