
Lufta në Ukraina ka hyrë tashmë në javën e dytë, ndërkohë që dy raundet e bisedimeve mes delegacioneve ruse dhe ukrainase nuk kanë sjellë rezultat të dukshëm.
Gjatë bisedës në studion e “Open”, analisti Artur Zheji shprehet se të gjitha gjasat tregojnë se presidenti rus Vladimir Putin po hedh hapa për përjetësimin e pushtimit të Ukrainës.
“Kemi patur një rezistencë të paparashikuar nga Zelensky dhe ushtria e tij, ka shenja debulese por Zelesnky i ka kërkuar takim Putinit.
Lavrov ka përdorur tonet më të ashpra të karrierës së tij për këtë luftë. Por kemi dhe bisedën e Putin me Macron. Putin ka thënë se Europa e ka mbajtur Ukrainën si anti-Rusia. Putini nuk ka lëvizur asnjë centimetër nga pozicioni i tij. Dhe thotë se për të hequr këtë komplot, ai nuk do ndalojë as tek armët bërthamore. Tendenca është t’i bllokojë të gjitha daljet në det Ukrainës. Rusët po mundohen të hedhin hapa për përjetësimin e pushtimit të Ukrainës.
Kemi paur një rezistencë të paparashikuar nga Zelensky dhe ushtria e tij, ka shenja debulese por Zelesnky i ka kërkuar takim Putinit. Ka dhe shenja lodhje që nuk thuhet haptas. Në Europë ka një shqetësim të madh për ndërprerjen e gazit rus“, u shpreh ai.
Top Channel