A është e rrezikuar Shqipëria e Kosova nga lufta Ukrainë-Rusi? Ngjela: Nëse humb Ukraina ne …

03/03/2022 10:45

I ftuari në emisionin “Goca dhe Gra”, politikani Spartak Ngjela tha se Shqipëria dhe Kosova nuk ndikohet nga lufta Ukrainë- Rusi.

I ftuari në emisionin “Goca dhe Gra”, avokati Spartak Ngjela tha se Shqipëria dhe Kosova nuk ndikohet nga lufta Ukrainë- Rusi.

Teksa u pyetjet nëse në Shqipëri dhe Kosovë ekziston një rrezik i mundshëm i përfshirjes në një situatë lufte, Ngjela tha se momentalisht nuk ka rrezik për to, pasi janë pjesë e bazave të mëdha të mbrojtjes si Nato dhe KFROR.  Ai tha se ekziston një mundësi fare e vogël, për Kosovën, por nga mosreagimi i pushtetarëve serbë ndaj kësaj lufte, mund të kuptohet një indiferencë nga ana e tyre ndaj kësaj çështjeje.

“Shqipëria është vend i Nato-s, ndërsa Kosova në raport me Serbinë ka një rrezik të mundshëm.  Por Vuçiç nuk e bëri këtë, nuk po flet, nuk po mban anë ndaj kësaj situate”, tha Ngjela

Për pyetjen se sa e përgatitur është Shqipëria ndaj një lufte të mundshme, Ngjela është përgjigjur se duke qenë pjesë e Nato-s, përgatitja i takon asaj dhe nëse Nato përfshihet në luftë atherë është rrezikohet edhe Shqipëria.

“ Përgatitja e Shqipërisë është me realcion. Nuk e ka bërë ushtrinë që do jetë singëll, e ka bërë ushtirnë dhe mbrojtjen e saj në funksion të Natos. Ato që i ka thënë Nato ka bërë. Nëse ka hyrë Shqipëria në luftë ka hyrë dhe Nato. Ne kemi një shtet shqiptar që nuk është në Nato, që është Kosova. Por ka ajo ka KFOR-in brenda, ka forca ndërkombëtare amerikane. Serbia nuk futet aq thjeshtë në Kosovë. Amerika ka thën se Kosova ose do hyjë në Nato ose do bashkohet me Shqipërinë.

Një kërkesë që ka bërë dhe Kosova këto ditë, por të shohim se si do procedohet ndaj kësaj çështjeje. Ne e kemi favor po e fitoi këtë luftë me Rusinë Ukraina. Nëse humb Ukraina nuk e kemi favor, sepse nëse Rusia merr Ukrainën mund të shpëtojë edhe Serbinë”, shton Ngjela.

Ndërsa, bazuar në një sondazh të bërë në faqen zyrtare të Top Channel, për pyetjen “ A ke frik se lufta Rusi-Ukrainë mund të shtrihet deri në Ballkan dhe të prekë Shqipërinë?” rreth 58% e shqiptarëve kanë frikë dhe 42% nuk e besojnë këtë. Për këtë sondazh kanë votuar mijëra persona por kjo nuk do të thotë se është një e dhënë zyrtare dhe përfshinë të gjithë popullsinë, pra është një e dhënë e kontestueshme.

Top Channel