Shtëpia e Bardhë: SHBA do të shtrëngojë ekonominë ruse për të ndëshkuar Putinin

02/03/2022 14:53

Sekretarja e shtypit për Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki tha se SHBA do të ndërmarrë levizje të tjera për të ndëshkuar presidentin rus Vladimir Putin.

Psaki i tha CNN se SHBA po kërkon të shtrëngojë ekonominë ruse, dhe kjo vihet re edhe nga rënia e rublës ruse.

Rubla ka rënë ndjeshëm, ata e mbajtën të mbyllur tregun e aksioneve sepse ka qenë kaq shkatërrues dhe ne po i shohim ndikimet tashmë,” tha ajo, teksa shtoi se “ka më shumë punë për të shtrënguar Putinin. ”

E pyetur nëse SHBA do të ndalojë eksportet ruse të naftës, ajo tha se kjo çështë ende është në tryezë dhe po diskutohet.

Ajo që Biden nuk dëshiron të bëjë është të rrëzojë tregjet globale të naftës ose tregun global, ose të ndikojë më shumë tek populli amerikan me çmime më të larta të energjisë dhe gazit. Dhe padyshim, njoftimi që u bë dje për të shfrytëzuar Rezervën Strategjike të Naftës është një përpjekje për të zbutur ndikimin, por kjo është diçka që ne e peshojmë shumë”, shtoi sekretarja.

Ajo përsëriti zotimin e Biden për të mos dërguar trupa amerikane për të luftuar në Ukrainë, por vuri në dukje ndihmën humanitare dhe ekonomike, ndërsa tha se ky është një model tmerri nga Putin dhe miqtë e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA