Meri Shehu bën parashikimin për luftën, ja cili lider është më i favorizuar deri në fund të Prillit

02/03/2022 12:19

Astrologia Meri Shehu ishte e ftuar në “Wake Up” ku foli për situatën e luftës në Ukrainë.

Bazuar në shenjat e horoskopit të liderit rus Vladimir Putin që është “peshore” dhe liderit ukrainas Volodymyr Zelensky, që është “peshqit”. Sipas Shehut, Putin është më pak i favorizuar sesa Zelensky, të paktën deri në fund të prillit.

“E ka marrë tamam, është futur në film. Jemi në Jupiter në shenjën e peshqve. Ai kërkon heroizmin, sakrificën, idealin dhe mendoj që e ka marrë rolin e tij shumë fuqishëm dhe ka kapërcyer përtej rolit se ka filluar të vërë ndikimin e vet. Po të jetë në shenjën e peshqve, është shumë i favorizuar, por ndonjëherë sjell dhe dhimbjen. 

Aty ku është momenti që kemi energjinë kemi dhe dhimbjen, por edhe të pseudove, pseudo heronj, pseudo luftëtar. Si peshk, është më i favorizuar të paktën deri nga fundi i prillit, pastaj fjalën e marrin forca më të forta sepse futet në Dash Jupiteri, në një shenjë më luftarake”, tha Shehu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA