Liderja e djathtë franceze Marine Le Pen mbron lidhjet e hershme me Rusinë (fotot)

02/03/2022 18:32

Liderja e të djathtës ekstreme në Francë dhe kandidate presidenciale Marine Le Pen mbronte sot para mediave lidhjet e saj me Rusinë dhe me Vladimir Putin pas nisjes së pushtimit nga Ukraina.

Le Pen, e cila sipas sondazheve do të kalojë në raundin final të presidencialeve të prillit kundër Emmanuel Macron, është përballur me kritika pas një fushatë me fletushka ku përfshihet dhe një foto e saj me liderin rus.

Partia e saj “Rassemblement National” (Mitingu Kombëtar), mohon tashmë se zyrtarët e saj kanë shkatërruar pjesën e mebtur të dokumenteve që u shpërndanë muajin e kaluar.

Në një pjesë të fletushkave të saj me tetë-faqe theksohet statusi ndërkombëtar i Le Pen i ilustruar me fotografi me liderët botërorë, mes të cilëve edhe lideri rus Putin. Dokumenti mund të shihet ende në faqen e internetit të fushatës së Le Pen .

Le Pen ka qenë në Moskë kur u takua mne liderin rus para zgjedhjeve presidenciale të 2017. Ndërsa në tetor 2014, partia e saj e djathtë e quajtur asokohe ‘Fronti Kombëtar’ mori hua €9mln nga një bankë ruse për financimin e fushatës.

Le Pen ka kritikuar pushtimin rus të Ukrainës dhe thotë se fushata me broshura nuk ka dëmtuar reputacionin e sj.

Në një sondazh të fundit nga Ifop-Fiducial dhe Paris Match, sugjerohet se ajo ka fituar pikë mbështetjeje duke arritur në 17%, teksa Macron renditej në 28%. Rivali i djathtë i Le Pen, Eric Zemmour dhe opozita tradicionale e Les Républicains me kandidaten Valérie Pécresse, qëndronin në 13% të mbështetjes.

E përditshmja vendase Libération shkruante se zyrtarët e partisë ishin urdhëruar të shkatërronin broshurat por partia e Le Pen refuzonte të kishte dhënë një urdhër të tillë.

“Dokumenti vazhdon të shpërndahet nga aktivistët tanë,” tha zëdhënsi i RN, David Rachline.

“Ne nuk do të mohojmë pozitën tonë në politikën ndërkombëtare pasi në 2017 kemi bashkëpunuar me Rusinë në luftën kundër ISIS”.

Le Pen tha për mediat franceze se lufta kishte “ndryshuar pjesërisht ” pikëpamjen e saj për presidentin. “Pushtimi i Ukrainës është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe absolutisht i pajustifikueshëm”, tha ajo, sipas britanikes The Guardian.

“Jemi përpjekur ta shpjegojmë por nuk kemi arritur ta justifikojmë.”, tha Le Pen duke shtuar se duhet të jetë Evropa dhe jo SHBA që menaxhon situatën.

“Rusia është një fuqi e madhe, një fuqi e madhe bërthamore, dhe është në kontinentin tonë kështu që jemi ne që duhet të gjejmë zgjidhje për të jetuar bashkë me të”.

FOTO GALERI
1/3
Le Pen është përballur me kritika pas një fushatë me fletushka ku përfshihet dhe një foto e saj me liderin rus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA