Arrestimi nga SPAK për korrupsion i kryebashkiakut Fatos Tushe dhe 10 zyrtarëve të tjerë , i çon qytetarët e Lushnjës këtë dielë përpara, kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.
Por Lushnja, ndryshe nga qytetet e tjera te jugut, ka nje histori tjeter elektorale. Qeverisja lokale në vitet 1992 -2000 u udhëhoq nga Partia Demokratike.
Katër vitet e ardhshme frenat e drejtimit të qytetit i morën, socialistët e me pas demokratët për ti a lënë vendit më vitet 2007-2011 të majtëve, por qe siguruan fitoren vetëm përmes koalicionit PS-LSI.
Prej 2011 deri në Korrik 2021 Lushnja drejtohej nga socialisti Fatos Tushe të cilit prangat e SPAK për korrupsion në një tender me vlerë 24 milion lekë, ia ndërprenë mandatin e tretë.
Investimet e qeverisjes socialiste si unaza e qytetit ku në të dyja anët e trotuarit janë vendosur palma, apo rilindja urbane e sheshit qëndror, në ballë te cilit qëndron e derdhur në bronx Vaçe Zela, përfshi investime të tjera përshëndeten nga qytetarët por ata rendisin disa kërkesa të tjera. E para është edhe me e rëndësishmja.
Partia Demokratike thotë se e ka një zgjidhje. Tek kandidati i saj për bashkinë e Lushnjës.
Basha-Ka vetëm 1 kandidat. Ka vetëm një PD. Lushnjarët dinë ti dallojnë marifetçinjtë.
Mesdita e të mërkurës e gjeti kryetarin e PD Lulzim Basha në takime të formatit derë më derë me bizneset lokale dhe të rinjtë.
Si po shkon fushata juaj në Lushnjë?
Basha- Akuza, këtu prezente banda e Lushnjës kontrollon tregun e qytetit.
Meti-Si do ta maksimalizoni votën për Indrit Sefën në një kohë kur edhe Berisha garon me një kandidat të tijin?
Teksa Lulzim Basha ecte në qytet, karriget për takimin e Edi Ramës po bëheshin gati. Karrige që Basha premton se do t’i permbysë.
Por për të bërë këtë, Bashën nuk i duhet të mundë vetëm socialistët, por edhe kandidatin e Sali Berishës.
Ndërkohë Edi Rama zgjodhi të takohej me një grup të rinjsh.
Mazhoranca duhet të ndihej më e shqetësuar në këto zgjedhje jashtë radhe, që shkaktohen për shkak se kryebashkiaku socialist është në burg për korrupsion. Por kreu i qeverisë i cili prej kohesh ka idenë se përgjegjësitë penale janë vetëm personale, duket se është edhe më i qetë për një rezultat pozitiv, edhe për shkak të përçarjes së opozitës. Ndaj në Lushnjë kandidon një emër i ri në politikë, po jo për bashkinë e Lushnjës.
Top Channel