Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky të hënën në darkë i përshkruajti bombardimet në Kharkiv si krim lufte.
Nëntë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë pasi bombat thërrmuese të dyshuara ruse shënjëstruan ndërtesa banimi në qytetin e dytë të Ukrainës.
Në deklaratat e tij përpara se të ndodhte sulmi në qendër të qytetit të Kharkivit, Zelensky tha se kishte dëshmitarë okularë dhe civilë që ishin shënjëstruar qëllimisht.
“Forcat ruse qëlluan brutalisht mbi Kharkiv me raketa”, deklaroi presidenti ukrainas gjatë një fjalimi natën vonë, drejtuar popullit.
Mësohet se kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, ka hapur një hetim mbi pushtimin rus, pasi u shpreh se besonte se kishte “bazë të arsyeshme” për të besuar se krimet e luftës ose krimet kundër njerëzimit ishin kryer në Ukrainë.
Top Channel