Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Vetëm pak orë pas dasmës, Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin iu bashkuan forcave për të mbrojtur vendin e tyre. Ata do të martoheshin në muajin Maj, por nxituan që të celebroheshin javën e kaluar në Kiev kur Rusia futi trupat për pushtimin e Ukrainës.
Të veshur me rroba lufte, çifti foli për CNN duke treguar se po e kalojnë muajin e mjaltit në luftë.
“Është e vështirë për ta kuptuar, ky është realiteti i ri që ne kemi”, tha Arieva, e cila është nga Kievi.
Ajo shtoi se është dita e parë e pranverës dhe zakonisht njerëzit duhet të jenë duke mbjellë lule në vend që të jenë duke i rezistuar sulmit rus.
“Askush nuk thotë që do të humbasim apo të qajë. Secili beson se do të fitojmë, është thjesht çështje kohe. Kështu që jam shumë e lumtur të shoh që disa njerëz po bëhen gati për luftë. Gati për të vrarë për tokën e tyre. Nuk ka asnjë dyshim që do e fitojmë këtë luftë”, tha ajo.
Bashkëshorti i saj, i cili ka lindur në Lviv tha se njerëzit gjithmonë duan të jenë të lirë, ndaj do të luftojnë për lirinë e tyre.
Top Channel