Kryetarja e Kongresit të SHBA, Nancy Pelosi tha sot se “ka dëgjuar spekulime se presidenti rus Vladimir Putin është me kancer ose me sëmundje mendore, por shtoi se ndoshta sjellja e tij vjen pasi është një “thjesht një gangster”.
Por gruaja që është quajtur disa herë “e çmendur” nga ish-presidenti Donald Trump, tha se për shëndetin mendor të Putin foli vetëm duke u bazuar në bisedimet me liderët botërore që ka takuar.
“Jam takuar me disa krerë shtetesh që e kanë takuar atë [Putinin] dhe thjesht e marrin të mirëqenë se duhet të përballemi me ligësinë që po tregon, nuk është se po bënim një diagnozë të shëndetit të tij”, tha demokratja e zgjedhur në Kaliforni, për rrjetin MSNBC.
“Disa thonë se është me kancer, disa thonë se COVID i ka lënë sëmundje mendore, por kryesore është që po sillet si gangster”.
80-vjeçarja Pelosi shtoi më tej për MSNBC se nuk do të mbante maskë për fjalimin tradicional të presidentit Biden mbrëmjen e sotme, pasi nuk ndjehej e sëmurë.
Pas kryetares Pelosi disa senatorë te tjerë i bënin jehonë ideve të saj për sëmundje mendore të liderit rus.
Zhvillimi vjen një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin foli me tone të ashpra në televizion duke quajtur botën perëndimore “Perandorinë e gënjshtrave”.
Presidenti bëri komentet në një takim me zyrtarë të ekonomisë ruse në lidhje me sanksionet që vijojnë të shtohen nga Perëndimi.
Putin tha dje : “Ju kam ftuar për çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, domethënë me sanksionet qe i ashtuquajturi ‘komuniteti Perëndimor’, ose perandoria e gënjeshtrave, po përpiqet të vendosë kundër vendit tonë”.
Putin njoftoi më pas urdhrin për ndalimin e dërgimit të parave jashtë shtetit, në masën që ka të bëjë me më të pasurit, paratë e të cilëve mund të destabilizojnë ekonominë, shkruan Daily Mail.
Top Channel