Në puntatën e ditës së djeshme të “Për’Puthen” u realizua një takim katër minutash mes Çiljetës, konkurrentes më të re dhe Mevlanit, të cilët treguan se njiheshin nga jashtë.
Çiljeta u shpreh se Mevlani i ka shkruar në “TikTok”, “je fiksimi im”, teksa i kërkoi llogari për arsyen se përse nuk po e hiqte këtë fiksim duke kërkuar një takim me të. Nga ana tjetër, Çiljeta zbuloi se e kishte bllokuar Mevlanin në cdo rrjet social.
Çiljeta: Sikur më ke shkruajtur në ‘TikTok’ je fiksimi im, e para. E dyta meqenëse unë isha fiksimi jot unë mora hapin e parë që të pyeta për këtë informacionin që si funksionon ‘Për’puthen’. Pse nuk e hoqe këtë fiksimin dhe të më njihje. Dale sepse ky është shansi ose mundësia që unë mund të njoh Çiljetën ose të dal në takim me Çiljetën. A janë fjalët e tua këto?
Mevlani: Kam thënë unë që je fiksimi im?
Çiljeta: Po.
Mevlani: Që t’kam thënë je fiksimi im është pak e vështirë sepse nëse unë arrij me të bërë këto komplimente një personi dije që ka mbaruar ai muhabet.
Çiljeta: Çfarë ke mbaruar? Çfarë i thua ti të mbaruar. Ti se ke nisur akoma çfarë mbarove.
Mevlani: Ma ke hequr bllokun të paktën?
Çiljeta: Bllokun e ke gjithmonë, derisa ti të heqësh fiksimin siç duhet.
Top Channel