24/11 18:00
Nëntë civilë, mes tyre tre fëmijë kanë mbetur të vrarë në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, këtë të hënë.
Forcat ruse bombarduan me raketa një zonë banimi në Kharkiv duke shkaktuar viktima dhe plagosur 37 të tjerë. I gjithë qyteti është shkatërruar, ndërsa pamjet janë publikuar nga CNN.
Shumica prej godinave janë shkatërruar si të ishin copa kartoni dhe jo të ndërtuara prej hekuri e betoni. Makinat janë shtypur nga bombardimet ruse, ndërsa muret kanë rënë në tokë.
Top Channel