Zbardhet dëshmia e Lulzim Bashës, përpara hetuesve belg. Pyetjes se ku e ka gjetur informacionin për 3.4 milion euro, kryedemokrati i është përgjigjur se e ka marrë nga qytetarët. Sipas Bashës informacioni ka mbërritur nëpërmjet një letre denoncuese.

“Qytetarët e informojnë Partinë Demokratike për shumë çështjeje, një ndër të cilat është edhe informacioni për shumën e konsiderueshme të parave te sekuestruara në portin e Durrësit qershorin e 2018”, është shprehur Basha përpara hetuesve belgë, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Më tej Basha është pyetur nëse ka një protokoll për mënyrën e marrjes së denconcimeve, ndërsa ai është përgjigjur se nuk ka një gjë të tillë.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se prokurorët kanë administruar dëshminë e kryedemokratit, duke u larguar pa një emër konkret se kush ishin personat që kanë dhënë këtë informacion.

Kujtojmë se hetuesit belgë u larguan disa ditë më parë nga vendi ynë, të cilët janë duke kryer hetime lidhur me çështjen e ashtuquajtur “Toyota Yaris”, ku u gjetën 3.4 mln euro. Hetuesit belgë janë larguar në fund të javës së kaluar nga vendi ynë, ku përveç dëshmisë së kryedemokratit Lulzim morën dëshmitë edhe të mbi 7 persobave të tjerë të cilit kishin dijeni për këtë ngjarjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA