Deputetët e Parlamentit Europian emocionohen nga fjalimi i Zelenksyt, përkthyesi përlotet

01/03/2022 13:26

Seanca e jashtëzakonshme e Parlamentin Europian ka nisur me një moment emocionues, kur në sallë u shfaq një video mesazh nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti që ndodhet në Kiev, por adresa e saktë nuk u bë e ditur, tha para eurodeputetëve se Ukraina po jep njerëzit më të mirë për të qenë vend i lirë dhe i barabartë me të tjerët.

Duke folur për sulmet që kanë ndodhur sot në Kharkiv, në ditën e gjashtë të luftës, Zelensky tha se po vritet njerëz dhe akuzoi Rusinë se ka shënjeshtruar fëmijët. “Janë vrarë 16 fëmijë”, tha ai.

Përkthyesja në Parlamentin Europian u përlot, teksa përkthente fjalët e Zelenskyt.

Në nisje të seancës, të gjithë deputetë u ngitën në këmbë dhe duartrokitën për ambasadorin ukrainës, në pranishëm në sallë, ndërkohë që mbanin veshur bluza me flamurin e Ukrainës.

Faleminderit që i treguat botës së çfarë do të thotë rezistenca”, tha Presidentja e PE-së, Roberta Metsola. Ajo u shpreh se Rusia do të hetohet për krime lufte në Ukrainë.

FOTO GALERI
7/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA