Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Bujar Çela dhe kandidatja për kryetare bashkie Eriselda Sefa zhvilluan një takim me banorët në Njësinë Administrative Dushk në Lushnje.
Në fjalën e tij Balla u shpreh se në Dushk ka nevojë për shumë punë sidomos për kanalizimet.
“Jam këtu për tju kërkuar votën për kryetaren e bashkisë Eriseldën, një vajzë model e cila si unë i ngjiti shkallët e karrierës dalëngadalë, me 16 vite eksperiencë dhe e di që kemi bërë zgjehdjen e duhur. Me votëbesimin tuaj në 6-mars shumë punë na presin, e dimë që duhet të kishim bërë shumë më shumë punë jo vetëm në Lushnje edhe në Njësinë tuaj por vijmë pas 2 vitesh të vështira për të gjithë ne dhe tani ka ardhur momenti ti fokusohemi punëve për Lushnjen.
Me Eriseldën dhe Edi Ramën në qeveri ne do të punojmë në Njësinë tuaj sepse 1 vit më pas do të jemi sërish përpara jush për të na vlerësuar.
Në Shqipëri nuk ka opozitë sepse opozita e përdor rolin e vet për të gënjyer. Ndaj vota juaj nuk duhet ti shkojë një opozite që gënjen.
Problemet tuaja të bujqësisë qeveria ka vendosur ti ndihmojë me skemat mbështetëse si me naftën edhe për plehrat kimike ndaj mbetet që të gjithë ju qe merreni me bujqësi të aplikoni për të përfituar nga skemat mbështetëse si në bujqësi edhe në blegtori dhe punonjësit që merren me to të japin ndihmën që gjithësejcili prej jush të aplikojë.
Ju falenderoj për pritjen kaq të madhe që na bëtë në këtë takim dhe jam i sigurt se në 6 mars ju do të votoni Eriseldën, Edi Ramën, mua dhe Partinë Socilaiste të Shqipërisë” deklaroi Balla.
Në fjalën e saj kandidatja për kryetare bashkie shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që kjo njësi ka treguar. Duhet që më votëbesimin e tyre më 6-mars të marrin jetë shumë projekte që janë hartuar për këtë Njësi dhe shumë probleme të marrin zgjidhje në mënyrë që qytetarët të marrin atë që meritojnë.
Top Channel