29/12 10:41
Zyrtarët zviceranë kanë arritur në përfundimin se Rusia nuk ka gjasa të përdorë armët e saj bërthamore kundër Perëndimit, pas konfliktit për pushtimin e Ukrainës nga Moska.
Në një konferencë shtypi në Bernë, ministrja e Mbrojtjes së Zvicrës, Viola Amherd, tha se po shihen të gjithë skenarët, por gjasat që këto armë të përdoren janë të pakta.
“Ne po shikojmë të gjithë skenarët, por hetimet tona tregojnë se gjasat që këto armë bërthamore të përdoren janë të ulëta,” tha ministrja zviceriane.
Deklarata erdhi pasi Zvicra miratoi sanksionet e BE-së kundër Rusisë.
Top Channel