Ministrja e Jashtme e vendit, Olta Xhaçka priti këtë të hënë në zyrë ambasadoren e SHBA,Yuri Kim, ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov për të diskutuar mbi situatën në Ukrainë.

Ajo thekson se ka një dakordësi të plotë mbi mbështetjen ndaj Ukrainës, duke shprehur solidaritet për vendin.

“Prita sot Ambasadoren e SHBA,Yuri Kim,  Ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe Ambasadorin e Ukrainës  në Shqipëri, Volodymyr Shkurov. Diskutuam mbi situatën në Ukrainë dhe skenarët e mundshëm për bashkëpunim. Dakordësi e plotë mbi mbështetjen ndaj Ukrainës dhe për të mbajtur përballë përgjegjësisë Në solidaritet të plotë me Ukrainën”, shkruan Xhaçka.

Ukraina është në ditën e pestë të luftës, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin ndaj vendit fqinj. Bisedimet mes dy delegacioneve, Rusi dhe Ukrainë kanë përfunduar në Bjellorusi dhe palët janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime, deklaroi para gazetarëve Mikhaylo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Palët kanë rënë dakord që të takohen edhe për një raund të dytë bisedimesh. Në momentet e fundit, sapo takimi kishte përfunduar, u dëgjuan tre shpërthime të mëdha në Kiev.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel