22/12 18:59
Ukraina është në ditën e pestë dhe forcat ruse vijojnë sulmet, ndonëse po zhvillohet një bisedë mes delegacioneve në Bjellorusi.
Një gjinekolog i spitalit Yuri German ka publikuar pamjet e grave në maternitet që presin për të sjellë në jetë fëmijët.
Aty duket se si disa prej tyre qëndrojnë në këmbë e të tjera janë të ulura në tokë pasi nuk ka krevate për të gjitha.
Ndër të tjera, Ukraina kërkon armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse në takimin me delegacionin rus në Bjellorusi. “Fokusi i bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina”, thuhet në një njoftim zyrtar.
Top Channel