Shiste drogë ndërsa ishte në arrest shtëpie, bie në pranga për herë të dytë shqiptari në Itali Dy aksidente me vdekje kanë ndodhur këtë mbrëmje në Klos dhe Divjakë.
Shoferi P. Ll, 39 vjeç humbi kontrollin e makinës dhe aksidentoi këmbësorin B. K., 47 vjeç, i cili humbi jetën në fshatin Xibër të Klosit. Pak minuta më pas një 18-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz” aksidentoi një 56-vjeçar që po udhëtonte me motor, i cili ndërroi jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Rreth orës 18.50, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, shtetasi P. Ll, 39 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin B. K., 47 vjeç, (këmbësor), ku për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, sipas policisë.
“Sot rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, shtetasi E. C., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin A. G., 56 vjeç, i cili po udhëtonte me një motomjet, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit tip “Benz” pas aksidentit është larguar nga vendngjarja por shërbimet e Policisë bënë identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.
Top Channel