Times: Mercenarë rusë janë urdhëruar të eliminojnë Zelenskyn, 400 të infiltruar në Kiev

28/02/2022 14:42

Më shumë se 400 mercenarë rusë po veprojnë në Kiev me urdhër të Kremlinit për të vrarë presidentin Volodimir Zelensky dhe për të eliminuar qeverinë, thotë The Times.

Sipas saj, kjo lëvizje ka për qëllim të përgatisë terrenin që Moska të marrë kontrollin e vendit fqinj e të vendosë atje një ekzekutiv kukull të saj.

Grupi Wagner, një milici private e drejtuar nga njëri prej aleatëve më të ngushtë të Presidentit Putin dhe që vepron si një degë e shtetit, ka nisur mercenarë nga Afrika pesë javë më parë me misionin të heqin qafe Zelenskyn, në këmbim të një pagese shumë të majme.

Duket se informacioni i cituar nga Times, ka dalë nga vetë qeveria ukrainase, e cila shpalli të shtunën shtetrrethimin 36 orësh në Kiev mes paralajmërimeve se në kryeqytetet ka shumë “sabotatorë rusë”. Banorët, vazhdon shkrimi, u njoftuan se mund të shiheshin si agjentë të Kremlinit dhe rrezikonin të “likuidoheshin” nëse dilnin jashtë.

Shtetrrethimi tashmë është hequr, duke lejuar më në fund njerëzit të lëvizin e një pjesë e tyre, kanë nxituar të kthehen në shtëpi apo të dalin për furnizim me ujë e ushqime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA