Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Moska ka vendosur t’u përgjigjet me të njëjtën monedhë 36 vendeve evropiane, mes tyre edhe Shqipërisë, duke mbyllur hapësirën e saj ajrore.
Masa, e njoftuar këtë të hënë nga agjencia shtetërore e aviacionit, vjen pas një vendimi të BE-së dhe Kanadasë gjatë fundjavës për të mbyllur qiellin e tyre ndaj avionëve rusë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Agjencia Interfax thotë se vendet e prekura nga kjo masë janë: Austria, Shqipëria, Anguilla, Belgjika, Bullgaria, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria, Gjermania, Gjibraltari, Greqia, Danimarka (përfshirë Grenlandën, Ishujt Faroe ), Irlandë, Islandë, Spanjë, Itali, Kanada, Qipro, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Finlandë, Francë, Kroaci, Republika Çeke, Suedi, Estoni .
Linjat ajrore ruse po përdorin rrugë të tjera, për të udhëtuar nga territori i Kaliningradit drejt vendeve të detit Baltik, pasi Bashkimi Europian vendosi mbylljen e hapësirës ajrore.
Top Channel