Kryeministri Edi Rama ka takuar homologun e tij britanik, Boris Johnson në Londër këtë të hënë.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Londër, ku ka marrë pjesë në Samitin e pestë të BERZH për Investimet në Ballkanin Perëndimor, i cili u zhvillua në Selinë e BERZH-it në Londër, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit.

Rama tha në BERZH se: Investimi në Shqipëri apo në vendet e tjera këtu të pranishme është më shumë se të investosh në një vend. Është të investosh në një rajon me një potencial të pabesueshëm ende të pashfrytëzuar. Sa për Shqipërinë individualisht, besoj se tashmë jemi në një fazë të re dhe është shumë e qartë për njerëzit që vizitojnë Shqipërinë se Shqipëria është një parajsë e turizmit dhe për investimin në turizëm. Po shohim nga ana tjetër, gjithmonë e më shumë, të ndodhin gjëra në sektorin energjetik që është strategjik, jo vetëm për ne, por edhe për kohët në të cilat jetojmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA