“Në shtëpi ishte një shoqëri e sforcuar”, Ilir Shaqiri flet për ish-banorët e “Big Brother VIP”

28/02/2022 19:20

“Një lloj melankolie”, kjo ishte fjalia që fituesi i “Big Brother VIP”,Ilir Shaqiri tha pas pyetjes së moderatores në lidhje me mallin që mund të kishte për shtëpinë.

Brenda shtëpisë së “BBV” publiku e ka parë duke buzëqeshur shumë pak Ilirin por arsyen specifike ai nuk e tregoi.

Pas pyetjes në lidhje me këtë çështje që bëri moderatorja e “Breaking” Sidorela Gjoni, Ilir Shaqiri u përgjigj:

Jam person shumë alegro, më pëlqen të jem mirë dhe të jenë mirë njerëzit që më rrethojnë. Por aty brenda për një kohë ndodhi e kundërta. Kishte çdo prime diskutime të forta. Momentet me Sabianin kanë qenë të kufizuara, më shumë qanim hallet”.

Sipas Ilirit në shtëpi ishte një shoqëri e sforcuar e detyrueshme, që do apo nuk do, duhet që të qëndrosh me ta.

Nuk u futa në lojë, kam qenë gjithmonë. Aty ishte një shoqëri e forcuar, e detyrueshme, në një ambient që do apo nuk do, edhe me ato njerëz që nuk do kishe komunikim. Doli ajo që thosha gjithmonë që Donaldi është djalë kreativ, por kishim pikëpamje të ndryshme. Nuk mendoja se do kisha komunikim me të jashtë”, u shpreh Ilir Shaqiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA