Asambleja e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme pas agresionit rus në Ukrainë.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara vendosi thirrjen e kësaj seance me shumicë votash. 11 nga 15 anëtarët votuan pro, Rusia votoi kundër. Kina, India dhe Emiratet e Bashkuar abstenuan.
Shtetet perëndimore shpresojnë që sa më shumë nga 193 vendet anëtare të OKB-së ta dënojnë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe të bëjnë me këtë të dukshme izolimin rus në shkallë ndërkombëtare. Seancat e posaçme të OKB janë shumë të rralla. Nga viti 1950 janë thirrur 10 seanca të tilla. Rusia e bllokoi dy ditë më parë projekt-rezolutën e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria e cila dënonte me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe kërkonte gjithashtu tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse nga Ukraina.
Por pas kësaj, me votim procedurial, duke mos u kërcënuar nga një tjetër veto, rezoluta u miratua. Debati i mëparshëm u kishte ofruar vendeve anëtare një mundësi për të dënuar vendimin e Presidentit Vladimir Putin për të ndërmarrë një ofensivë në shkallë të gjerë kundër fqinjit të Rusisë. “Rusia nuk mund të vendosë veton ndaj zërave tanë, nuk mund të vendosë veton ndaj të vërtetës, nuk mund të vendosë veton ndaj parimeve tona, nuk mund të vendosë veton ndaj popullit ukrainas“, tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB Linda Thomas-Greenfield pas votimit.
Top Channel