Lideri çeçen besnik i Kremlinit, Ramzan Kadyrov, bëri thirrje për zgjerimin e ofensivës ushtarake ruse në Ukrainë.
“Ka ardhur koha për vendime konkrete dhe për një operacion masiv nga të gjithë drejtimet ne Ukrainë”, deklaroi Kadyrov në profilin e tij në rrjetin Telegram.
“Unë vetë ka zhvilluar taktika dhe strategji efikase kundër terroristëve. Në këndvështrimin tim, manovrat qe po përdore në Ukrainë, janë të ngadalta- po zgjasin shumë e nuk kanë efikasitet. Lipset një koordinim i plotë i veprimeve të ushtrisë dhe forcat kompetente të rreshtuara krah saj dhe një sulm i vendosur! Nuk ka nevojë për asgjë tjetër”, ka shkruar ai.
Kadyrov është akuzuar nga vëzhgues të ndryshëm ndërkombëtare e të pavarur për shkelje të të drejtave të njeriut në territorin e tij, por edhe përtej.
Ai drejton një forcë të konsiderueshme paraushtarake, e cila edhe pse konsiderohet deri diku pjesë e strukturave ruse të sigurisë, i bindet atij verbërisht.
Raporte të ndryshme në mediat e huaja tregojnë se Kadyrov ka bërë gati 10 miujë cecenë për t`i dërguar në ndihmë të ushtrisë ruse në Ukrainë, cka tingëllon sot disi ironike duke pasur parasysh konfliktet e dikurshme mes Cecenisë dhe Federatës Ruse, që kaluan dhe në përplasje ushtarake.
Top Channel