Ftesë në 5/ Live nga bodrumi në Kiev, ukrainasja mes lotësh: Kam vetëm një kërkesë për djemtë!

28/02/2022 19:32

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit Kateryna Dzhuran, e cila rrefeu në kohë reale gjendjen atje përmes një lidhje Skype nga Kievi,Ukrainë.

E izoluar në bodrumin e shtëpisë së fqinjve, Kateryna pohoi se në atë hapësirë të vogël janë strehuar për gjithë këto ditë 12 njerëz.

E shqetësuar për gjendjen e familjarëve, ajo mes lotësh u bëri thirrje shteteve të ndërhyjnë për të përfunduar luftën.

E pyetur na Bieta nëse ka ndërmend të largohet nga Kievi, Kateryna u shpreh se kjo gjë mund të kishte ndodhur ditën e parë, ndërsa tani është tepër e rrezikshme.

Në skenarin më të keq dua të largohen fëmijët dhe mamaja, ndërsa unë do t’i qendroj pranë bashkëshortit këtu”, tha ajo.

Top Channel