Presidenti Trump nderon artistët e mëdhenj në Zyrën Ovale: Njerëz të jashtëzakonshëm, më të mirët e arteve dhe kulturës amerikane 07/12 09:20
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit Kateryna Dzhuran, e cila rrefeu në kohë reale gjendjen atje përmes një lidhje Skype nga Kievi,Ukrainë.
E izoluar në bodrumin e shtëpisë së fqinjve, Kateryna pohoi se në atë hapësirë të vogël janë strehuar për gjithë këto ditë 12 njerëz.
E shqetësuar për gjendjen e familjarëve, ajo mes lotësh u bëri thirrje shteteve të ndërhyjnë për të përfunduar luftën.
E pyetur na Bieta nëse ka ndërmend të largohet nga Kievi, Kateryna u shpreh se kjo gjë mund të kishte ndodhur ditën e parë, ndërsa tani është tepër e rrezikshme.
“Në skenarin më të keq dua të largohen fëmijët dhe mamaja, ndërsa unë do t’i qendroj pranë bashkëshortit këtu”, tha ajo.
Top Channel