Portieri legjendar i Italisë Gianluigi Buffon megjithse në moshën madhore, ka nënshkruar një kontratë për të luajtur me Parmën në kategorinë e dytë italiane deri ne moshen 46 vjeçare.
Futbollisti veteran do të qëndrojë me klubin e Serie B deri në vitin 2024 dhe do të jetë zgjedhja e parë për portën e Parmas.
“Gigi është një lojtar i madh dhe nga më të mirët e kombëtares së Italisë, prandaj rinovimi është një kënaqësi për ne”, tha presidenti i Parma, Kajl Krause.
Ikona italiane e futbollit Buffon u rikthye te Parma nga Juventus verën e kaluar pas dy dekadash larg skuadrës ku nisi futbollin profesionist.
44-vjeçari ka një rekord prej 176 paraqitje me kombëtaren, ashtu si dhe rekordin prej 657 ndeshje në Serie A që prej debutimit me Parma në 1995.
Ai ka fituar 27 trofe duke përfshirë kupën e botës në 2006 dhe kupën UEFA në 1999 me Parma.
Parma ishte mes klubeve më të medha në Itali në vitet 1990-të, në pronësi të kompanisë së qumështit Parmalat, deri në falimentimin e saj në 2000.
Top Channel