Kosova kërkon të hyjë në NATO/ Kërkesa urgjente pas rritjes së rreziqeve në Europë

28/02/2022 19:40

Kosova po kërkon anëtarësim të përshpejtuar në NATO. Kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes vjen për shkak të rrezikut që sjellë në rajon agresion rus në Ukrainë.

Sefer Isufi – kolonel, FSK: Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO do të parandalonte Serbinë që të provokojë në vazhdimësi situatën e sigurisë në vendin tonë.

Megjithatë, ky proces mund të pengohet nga katër vendet anëtare të NATO-s që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës Por, vlerësohet se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm për evitimin e çdo destabilizim në rajon.

Kadri Kastrati – ish gjeneral i FSK-së: Pasi që NATO-ja dhe sekretari i saj e ka aktivizuar artikullin 5, që nëse një shtet i NATO-s sulmohet, të gjitha shtetet që do ta mbrojnë, atëherë Kosova dhe rajoni do të ishin shumë më të sigurt nëse Kosova bëhet pjesë e NATO-s.

Rrezikun nga Serbia e ka vënë në dukje edhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz.

Donika Gërvalla Schwarz – Ministre e Punëve të Jashtme: Jemi duke u ballafaquar me sulmet ruse në internet, me spijunazh dhe me sabotime të mundshëm që vinë nga Rusia përmes Serbisë

Kosova ka shtuar edhe numrin e pjesëtarëve të policisë në veri të vendit. Në pikën kufitare në Bërnjak, Policia e Kosovës ka vendosur kontejnerë dhe pajisje logjistike. Sipas këtij institucioni ky veprim është bërë me qëllim të përmirësimit të kushteve të policëve kufitarë. Ndërkaq, në Serbi është parë ndryshe.

Presidenti serb Aleksadar Vuçiq një veprim të tillë e ka quajtur si provokim dhe ka thënë që është njoftuar KFOR-i.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kërkuar edhe një bazë të përhershme ushtarake të Amerikës në Kosovë dhe ka kërkuar ekipe të shtuara të KFOR-it në pikat kufitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA