Prej disa ditësh po përflitet se çifti i krijuar brenda “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj i kanë dhënë fund romancës pas përfundimit të reality shoë.
Ditën e sotme, Beatrix Ramosaj ka postuar në “Instastory” një dedikim për të gjithë ndjekësit e për të gjithë fansat që e kanë mbështetur atë gjatë kësaj periudhe.
Ajo shkruan se është e bekuar për të gjithë ata që e kanë mbështetur ndërsa duket se i referohet Donaldit kur thotë se nuk e mendonte kurrë që do kalonte këtë eksperiencë dhe flet për njerëzit që kanë interes për të.
“Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është më shumë se ç’mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam me lot në sy duke e ditur që njerëzve u intereson për mua. Nuk mendoja kurrë që do të kaloja këtë eksperiencë. Ju jeni njerëzit e mi të preferuar dhe ju më bëni të lumtur çdo ditë, e fakti që unë mund t’i bëjë të tjerët të lumtur më bën dhe mua të ndihem mirë. Ju dua vërtet shumë me gjithçka që kam, përgjithmonë”, shkruan në anglisht Beatrix.
Top Channel