‘Gjithmonë ka vend për dialog’, Basha përshëndet rezolutën shqiptare për Ukrainën në OKB

28/02/2022 11:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të hënë është shprehur se Sesioni Emergjent i OKB-së, pas Rezolutës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara OKB, të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-të është një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes, pas unitetit të demonstruar nga shumë kombe. 

Në një postim në Twitter, Basha thekson se lusta nuk është kurrë një opsion, pasi sjell vdekje dhe shkatërrim. Ai thotë se gjithmonë ka vend për dialog dhe nuk është kurrë vonë.

Kjo është koha për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë”, tha kryedemokrati.

Ishte ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila përmes një postimi në Twitter njoftoi për miratimin e rezolutës së propozuar nga Shqipëria dhe SHBA.

Sesioni Special i Emergjencës i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet  nga 11 anëtarë të OKB-së. Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë”.

Çfarë përmban rezoluta?

Dokumenti i nënshkruar nga Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha dhe homologia e tij amerikane Linda Thomas-Greenfield, ka për qëllim parësor dënimin e sulmit dhe ndalimin e mëtejshëm të tij nga ana e Rusisë në dëm të Kievit.

Po ashtu, rezoluta përfshihet edhe një pikë për ndihma humanitare për Kievin, si pasojë e një krize refugjatësh, të cilën Rusia e ka krijuar me agresionin.

Kjo çështje, edhe në bazë të rezolutës, mbart një peshë dhe rëndësi ndërkombëtare, pasi cenon paqen dhe sigurinë botërore.

Si pjesëtarë të Kombeve të Bashkuara, duhet të zgjedhim”, shtrohet çështja në të. “Ose do t’i qëndrojmë Kartës së OKB-së, në mbrojtje të sovranitetit të Ukrainës, integritetit territorial të saj dhe pavarësisë, ose do t’i lejojmë Rusisë të na çojë pas në kohë, në epokën e imperializmit, kolonizimit dhe perandorive”.

Top Channel