Fushata për Durrësin/ Berisha kërkon votën kundër korrupsionit dhe babëzisë

28/02/2022 15:17

Pas Shkodrës, bashkia më e rëndësishme ku palët do të masin forcat të dielën, është Durrësi.

6 ditë nga zgjedhjet e pjesshme lokale, nga bashkia ku Edi Rama ka marre mandatin e deputetit Sali Berisha akuzoi socialistët për qëndrime banditeske:

Qëndrim talebantesk në Durrës. Dy janë shkaqet korrupsioni dhe babëzia për të fituar. Nuk mund të mos lidh ndërtimin e Velierës me varrosjen e gjetjeve arkeologjike”.

Në takimin me specialistë të trashëgimisë kulturore Berisha hoqi një paralele Vangjush Dako dhe kandidates së PS, Emiriana Sako.

Nuk flasim Gjushi Gjushi, por ai s’mund të bënte asnjë hap pa urdhër nga sipër. Emiriana Sako është një Gjush me fustan”, tha Berisha.

Sali Berisharkon ta fitojë Durrësin me urbanistin Ardian Muka.

Top Channel