Fushata e socialistëve/ Takimet e kandidateve të Durrësit dhe të Shkodrës

28/02/2022 15:02

Java e fundit e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, e gjeti kandidaten socialiste për bashkinë Durrës Emiriana Sako në një takim me banorët e njësisë administrative nr.1 dhe lagjes 11 të qytetit bregdetar.

Lagjet e qendrës  së qytetit kanë përfituar edhe investime në infrastrukturën arsimore. Janë rikonstruktuar kopshti ‘7 MARSI’ dhe shkolla  ‘Jusuf Puka’, ndërkohë që së shpejti nis puna për rindërtimin e dy shkollave të mesme, ‘Gjergj Kastrioti’ dhe ‘Naim Frashëri’ të cilat pas rindërtimit do të jen me kushte e standarte evropiane”, tha Emiriana Sako.

Ndërsa Majlinda Angoni kandidatja socialiste e Shkodrës u takua me banorët e rajonit nr 5.

“Politika do te jetë në shërbim të Shkodrës”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA