Fushata e PD-së në Shkodër/ Xhemal Bushati takon banorët e Velipojës, ankohen për infrastrukturën

28/02/2022 15:10

Shkodra është e vetmja bashki që vijoi drejtimin me një kryebashkiake të djathtë, megjithatë banorët e Velipojës iu ankuan kandidatit demokrat Xhemal Bushati për infrastrukturën e munguar në disa fshatra, kaosin gjatë sezonit turistik dhe mungesën e administrimit të plazhit.

Do e menxhojmë Velipojën nga këtu, jo nga Shkodra, do sjell një nënkryetare këtu, do të bashkëpunojmë me biznesin dhe të rikthejmë investimet”, tha Xhemal Bushati.

Teksa ka nisur numërimi mbrapsht për zgjedhjet e pjesshme lokale, kandidati  i Lulzim Bashës  kërkoi mbështetjen e shkodraneve   për të ruajtur Shkodrën  blu.

Do të bëj gjithçka për t’ju shërbyer ju”, tha ai.

Të dielën  beteja  për kryeqendrën  e veriut  pritet të jete me  e nxehta pasi socialistët kërkojnë të thyejne bastionin demokrat, ndërkohë të djathtët garën e kanë brenda llojit.

Top Channel