Forcat ruse shuajnë familjen ukrainase, vogëlushët Sofia dhe Ivan mbyllën sytë mes bombardimeve

28/02/2022 21:40
Gjyshërit dhe mbesa Sofia, pjesë e familjes që u shua nga sulmi rus

Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë gjatë pushtimit rus po rritet çdo ditë. 

Deri të dielën, komisioneri i Ukrainës për të drejtat e njeriut tha se numri i viktimave civile ishte 210, duke përfshirë edhe fëmijë.

Pesë anëtarë të së njëjtës familje vdiqën në Ukrainën jugore në ditën e parë të luftës, ndërsa trupat ruse avancuan drejt qytetit të Khersonit nga Krimeja, të cilën e morën nga Ukraina tetë vjet më parë.

Rrethanat janë të paqarta, por familja thuhet se po përpiqej t’i shpëtonte sulmit rus me dy makina kur u bombarduan pranë Nova Kakhovka, jashtë Khersonit.

Oleg Fedko kishte vendosur të largonte familjen e tij nga zona, por ndërsa ishte në krye të detyrës në Kherson, babai i tij, i quajtur gjithashtu Oleg Fedko shkoi për të ndihmuar dhe familja u largua me dy makina.

Gjyshërit e fëmijëve të moshës 56 vjeç vdiqën së bashku me gruan Irinën dhe dy fëmijët, Sofia e cila ishte gjashtë vjeç dhe Ivani që ishte vetëm disa javësh.

Më shumë se 450 km larg kufirit rus në juglindje të Ukrainës, popullsia etnike greke e vendit pësoi një tragjedi të dyfishtë.

Grekët kanë jetuar në Ukrainë që nga kohërat e lashta dhe qeveria në Athinë thotë se ata janë rreth 150,000 në numër. Dy fshatra u goditën, Sartana në periferi të Mariupol dhe Buhas rreth 65 km në veri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA