Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ishte i ftuar në emisionin “Breakin” në Top News, ku tregoi për eksperiencën në “BBV”dhe deri tek detajet e jetës personale.

Një prej gjërave që ai ishte penduar në lidhje me eksperiencën brenda në shtëpi ishte besimi që u kishte dhënë personave që nuk e meritonin.

Një detaj tjetër që ai tregoi ishte në lidhje me profesionin e tij. Ai tha se do të ishte bërë pilot nëse nuk do të ishte balerin.

Moderatorja Sidorela Gjoni bëri një lojë ku Ilir Shaqiri duhej të përfundonte fjalinë e nisur prej saj.

Në fjalinë e bërë pjesa e parë i përket moderatores ndërsa pjesa tjetër Ilirit :

Jam krenar që… jam shqiptar.
Tek Arjola më pëlqen… fisnikëria.
Pika ime e dobët në “BBV” ishte… lëshimi në disa gjëra.
Jam penduar që… i kam dhënë besim disa personave.
Emrin ma kanë vendosur… prindërit.
Mbaj gjithmonë me vete… tatuazhin e “BBV” jam i lumtur që e kam bërë.
Në gatim jam… dhjetë me yll.
Qyteti im i preferuar është… Tirana, por kam Romën dhe vendet ku shkoj të peshkoj.
Data më e rëndësishme… dita e lindjes së vajzës, do nisem të mërkurën për Itali për ta takuar.
Nuk bëhem pishman për… durimin që kam pasur.
Kohën e lirë e kaloj duke… peshkuar.
Nëse nuk do isha balerin do isha… pilot avioni.
Filmi im i preferuar… filmat shqiptarë.
Këshillat ia dëgjoj vetëm… gjithë atyre që më duan.
Premtoj që… do jem prezent në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA