Mbërritja e delegacionit ukrainas

Delegacioni ukrainas ka mbërritur në Bjellorusi për bisedimet me Rusinë.

Sipas një njoftimi nga zyra e presidentit, delegacioni përfshin Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltarin e Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak dhe zëvendës ministrin e Punëve të Jashtme, Mykola Tochytskyi.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit. Ai ndodhet në Ukrainë për të mbrojtur vendin e tij përballë forcave ruse.

Ditën e djeshme, përmes një njoftimi në Telegram, zyra e presidentit Volodimir Zelensky njoftoi se të dyja palët do të takohen në një vend të paidentifikuar në kufirin bjellorus, ndërsa ora nuk është njoftuar.

Ndër të tjera, Ukraina këmbënguli që bisedimet të mos bëheshin në Bjellorusi, aty ku Rusia ka dërguar një numër të madh trupash para se të niste sulmin ndaj Ukrainës të enjten.

Zyra e presidentit Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, aleat i Putinit, ka rënë dakord që gjatë bisedimeve, mjetet e luftës të dërguara aty, nuk do të lëvizin.

Ndërkohë Putini urdhëroi forcat bërthamore ruse që të jenë në gatishmëri të nivelit të lartë, për shkak të “deklaratave agresive nga udhëheqësit e NATO-s dhe sanksioneve ekonomike kundër Moskës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA