“Berisha mbështetet nga influenca ruse”/ Komisioni i Rithemelimit padit për shpifje deputetin Kreshnik Çollaku

28/02/2022 15:31

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku të hënën është paditur për shpifje nga Komisioni i Rithemelimit.

Në një deklaratë për mediat, Komisioni sqaron se në debatet e zhvilluara me dyer të mbyllura në selinë blu, më 11 dhe 12 janar, pak ditë pas protestës së 8 janarit, deputeti i PD-së ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha mbështetet nga influencat ruse dhe Kisha Ortodokse.

Deklaratat e deputetit demokrat, sipas Komisionit, ishin të qëllimshme dhe shpifje.

Ata i konsiderojnë deklaratat e tij, duke marrë parasysh edhe situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, si tepër të rënda dhe që nxisin rritjen e tensionit brenda kësaj force politike, duke shkaktuar dallime fetare në anëtarësinë e saj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA