“Mungesa e burrërisë, s’mund të jetë hall tjetër i PD”, Salianji nga takimi në Elbasan: Berisha na kërkon llogari përse mblidhemi, në vend që të… Shqipëria si vend anëtar i NATO-s nuk kërcënohet direkt nga agresioni rus, por Lulzim Basha kërkon nga qeveria të marrë masa për të mbrojtur familjet shqiptare nga rritja e pritshme e çmimeve.
BASHA: Eshtë e qartë për të gjithë, se agresioni rus ndaj Ukrainës pritet të ndikojë negativisht në ekonomi, nga çmimet e drithërave dhe vështirësimi i sigurimit të tyre, tek çmimi i karburanteve, dhe për rrjedhojë edhe i produkteve dhe shërbimeve të tjera. Për këtë arsye i bëj thirrje qeverisë të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike: 1. Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe 2. heqjen e menjëhershme të taksës Rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër.
Kryedemokrati kërkoi qe qeveria te beje transparencë mbi gjendjen e rezervave të shtetit dhe planin e masave që ajo ka ndërmarrë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.
Top Channel