Banka Qendrore Ruse rrit normën bazë të interesit në 20%

28/02/2022 09:50

Banka e Rusisë ka rritur normën bazë të interesit në një rekord prej 20%. Banorët rusë do të duhet të shkëmbejnë 80% të të ardhurave të marra nga valuta të huaja në rubla.

Kjo lëvizje erdhi në përgjigje të sanksioneve financiare që u vendosën nga SHBA dhe aleatët e saj për shkak të pushtimit të Ukrainës. Vendet perëndimore kanë vënë sanksione ndaj Rusisë duke sjellë edhe kufizimin e aksesit të saj në tregjet e huaja dhe rezervat e veta valutore.

Banka qendrore ruse tha se masat emergjente synojnë të ofrojnë stabilitet shtesë dhe të mbrojnë kursimet nga zhvlerësimi. Masa të mëtejshme mund të merren në varësi të kushteve të jashtme dhe të brendshme dhe faktorëve të tjerë.

Monedha kombëtare ruse ra në nivel rekord, pasi G7, apo grupi i vendeve më të industrializuara, vendosi sanksione të ashpra financiare kundër Rusisë. Rubla ra të hënën në 114 kundrejt dollarit amerikan, krahasuar me 83.7 në fund të javës së kaluar.

Rubla ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj që nga fundi i tetorit, kur Rusia ka nisur të grumbullojë trupa në kufi me Ukrainën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA