Muzikanti brazilian Alok Petrillo u tmerrua kur mësoi se një ari gjigant e kishte ndjekur gjatë sesionit të tij të skive në alpet fraceze, por vetëm, pasi pa videon që kishte regjistruar.
Burri i njohur ndryshe si DJ Alok, u përball me episodin shokues gjatë pushimeve në Courchevel, teksa shijonte rajonin e mbuluar nga bora.
View this post on Instagram
Ai nuk ishte fare i ndërgjegjshëm për predatorin teksa shijonte rrëshkitjen në dëborë me skinë teke ‘snowboard’.
Alok shihet që regjistron zbritjen e tij në dëborë, pa e kuptuar se kafsha gjigante ishte gjithashtu në video.
Rreth fundit të pamjeve ariu ndjekes duket se rrëshket duke vrapuar dhe heq dorë nga ndjekja e Petrillo.
Protagonisti tha se “nuk dinte cfare te ndjente” per episodin e rrezikshem qe kaloi ne menyre te pavetedijshme.
Top Channel