Procesi i vaksinimit në vend vazhdon, megjithë largimin e stinës së dimrit dhe uljes së kurbës së infektimeve. Referuar Ministrisë së Shëndetësisë, deri më sot janë vaksinuar 2 milionë e 700 shqiptarë, nga të cilët rreth 1,2 milionë me të dyja dozat.

Autoritetet e Shëndetit Publik bëjnë thirrje për vaksinimin e personave mbi 16 vjeç dhe ata mbi 12 vjeç nëse kanë probleme të sistemit imunitar dhe më rekomandim nga mjeku. Së fundi Komiteti Teknik e uli periudhën për aplikimin e vaksinës së tretë nga 6 muaj në 5.

“ Kam ardhur bashkë më babanë. Unë do të bëj dozën e tretë. Babai I ka bërë të treja. Nuk kam ngurruar asnjë sekondë, që ta bëj vaksinën. Është e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar spitalit dhe vdekjes.”

Ursina Hajdini, Mjeke Familjeje: Ritmi ka rënë I vaksinimit. Më të ndërgjegjësuarit janë mosha mbi 60 vjeç, më ngurruesit janë të rinjtë. Vërtet iku dimri, por kjo nuk do të thotë, se mbaroi gjithçka.

Nuk duket të na kapë paniku, por as të mendojmë se mbaroi. Sfida jonë është ardhja e një personi në qendër që i është mbushur mendja të bëjë vaksinën. Më shumë se një vit nga nisja e procesit të vaksinimit, ne si mjekë, por edhe popullata i kanë parë përfitimet e vaksinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA