Ceremonia përkujtimore para funeralit të Khameneit/ Masa të rrepta sigurie dhe mobilizim masiv i qytetarëve, ‘paralizohen’ qytetet kryesore iraniane 03/07 08:03
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se ka vendosur që delegacionet ukrainase dhe ruse të takohen pa parakushte në kufirin bjellorus.
Zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e ka telefonuar presidentin ukrainas të dielën.
“Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, tha zyra e tij.
“Aleksander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, takimit dhe kthimit të delegacionit ukrainas”.
Top Channel