Stuhia rrëzon 10 shtylla tensioni në juglindje, OSSH: Situatë kritike, grupet e punës janë në terren

27/02/2022 14:31

Disa zona të vendit po përballen me mot të keq prej 24 orësh, si reshje dëbore në formë stuhie dhe shpejtësi ere.

Sipas Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), si pasojë e motit të keq janë dëmtuar linja dhe shtylla të rrjetit elektrik, duke prekur asetet e tensionit 110kV të OST dhe tensionin e lartë 35kV të OSSH, kryesisht në juglindje të vendit.

Me defekt paraqitet linjat 35kV Korçë – Bilisht dhe Ersekë – Mollas, ku janë rrëzuar 10 shtylla. Në avari ndodhet edhe linja 110Kv e OST Zëmblak 1 – Korçë.

OSSH njofton se grupet  janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më shpejt të energjisë por terreni i vështirë malor e ka vështirësuar punën e tyre.

Zonat më problematike paraqiten ato të Korçës dhe Elbasanit, kryesisht zonat malore.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel