Ukrainas nga nëna dhe rus nga babai, Oleksandr ndjehet plotësisht ukrainas dhe mezi pret të kthehet në atdhe.
Lufta e gjeti larg vendlindjes, në Durrës ku po zhvillohet kampionati botëror i taekwondo-s.
”Agresioni rus është i tmerrshëm. Mamaja ime është 75 vjeç. Më tha se nuk do të largohet nga Kiev. Ajo është mjeke dhe në kohë lufte mjekët janë pjesë e ushtrisë. Çdo mjek duhet të ndihmojë. Ndërsa babai im është oficer rus në Krime. Ai më tha se Rusia është fituese, por jo. Krimeja për mua dhe të gjithë ne është Ukrahinë. Një problem i madh në familjen time. Gjyshërit e mi jetojnë në Krime”, thotë Oleksandr.
Me fillimin e sulmeve në Ukrainë, trishtimi dhe ankthi përfshinë ekipet ukrainase për situatën e rëndë dhe pamundësinë e kontaktit me familjarët e tyre.
”Jam trajner i ekipit kombëtar të të rinjve të Ukrainës në Taekwondo. Lufta na gjeti këtu. Po përjetojmë një situatë shumë të keqe dhe duam të kthehemi në vendin tonë, por aeroporti është mbyllur. Fluturimet janë anuluar. Kemi gjetur bileta për në Estoni, por pas 5 ditësh. Kemi marrë shumë mbështetje nga Federata Shqiptare e Taekwondos dhe të gjithë kolegët shqiptarë, po dhe ata grekë dhe polakë na kanë ofruar strehë, po duam të kthehemi sa më parë pranë familjeve tona‘.
Të përballur me këtë situatë të pazakontë, organizatorët e këtij kampionati thonë se TCH se si po menaxhohet situata, pa cenuar vijimësinë e aktivitetit sportiv që bëri bashkë në Durrës sportistë nga e gjithë bota përfshirë dhe rus e ukrainas. Grupi i parë prej 8 vetash sipas tij u largua të shtunën me autobus drejt Polonisë për të kaluar kufirin prej andej.
Top Channel