Burime ekskluzive të Top Channel pranë ministrisë greke të mbrojtjes thanë mesditën e së dielës se pas nisjes së ofensivës ruse në Ukrainë, Greqia ka vënë në alarm ushtrinë e saj.

Mësohet se janë anulluar lejet dhe pushimet të më shumë se 10.000 oficerë dhe  ushtarë profesionistë, si dhe janë vënë në gjendje alarmi të gjitha forcat speciale greke.

Autoritet po nisin armatimet dhe po pastohen të gjitha vendet e strehimeve. Masa janë marrë edhe për përgatitjen e logjistikës, ndërsa repartet e vendit po përgatiten për atë që quhet rreziku i së keqes, thanë burimet.

Repartet në zonat kufitare janë vënë në alam të kuq, ndërsa forcat  në ishujt grekë kanë nisur stërvitjet intensive me armatime dhe fishekë realë.

Me urdhër të veçantë, ka nisur edhe kontaktimi i ish-ushtarëve që kanë shërbyer në forcat speciale të ushtrisë së marinës në repartet e Greqisë dhe Eldhik të Qipros.

Më shumë se 3000 telefonata janë kryer gjatë orëve të fundit, ku u është kërkuar rekrutëve  që kanë shërbyer në forcat speciale,të jenë gati për mobilizim ushtarak dhe sapo të jepet sinjali, të paraqiten në repartet e emergjencës.

Rekrutëve iu është komunikuar që të mos largohen në asnjë mënyrë nga vendi për një afat 3 mujor, si dhe të jenë të përgatitur për tu dërguar në zona me tensione brenda ose jashtë vendit.

Të njëjtat urdhëra iu janë dhënë edhe pronarëve të  mijëra kamionëve, autobusëve dhe mjeteve të rënda, të cilat duhet të jenë në gjendje pune dhe të dorëzohen në pikat e caktuara të mbushura me karburant sapo kjo të kërkohet.

Më herët Athina njoftoi se dërgoi dy avionë me armatime dhe mjete mbrojtëse në Ukrainë, ndërsa tensionet mes Athinës dhe Moskës kanë arritur kulmin pas ekzekutimit prej artilerisë dhe aviacuonit Rus, të 10 shtetasve ukrainas me origjinë greke në provincën Mariupoli paraditen e së shtunës.

Nëpërmjet amabasadës së saj në Athinë, Moska nuk nguroi të kërcënojë Greqinë e cila së bashku me pothuajse gjithë vendet e NATO-s, tashmë janë bërë bashkë kundër invazionit rus në Ukrainë.

Top Channel